Rodrygo rrezikon të mungojë në El Clasico
Sport
Lexohet për: 1 min.
15 orë më parë
Linku u kopjua

Real Madrid mund të jetë pa Rodrygo për disa kohë pasi klubi konfirmoi të enjten se krahu i djathtë brazilian vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë.

“Pas testeve të kryera te lojtari ynë Rodrygo nga shërbimet mjekësore të Real Madridit sot, ai u diagnostikua me një lëndim në muskulin biceps femoris në kofshën e tij të djathtë”, tha klubi spanjoll në një deklaratë. “Shërimi i tij do të vlerësohet”.

Braziliani 23-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 85-të të fitores së rikthimit 5-2 të Real Madrid ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Rodrygo dhe portieri Thibaut Courtois, 32-vjeç, i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë në ndeshjen e së martës, ka të ngjarë të mungojnë në “El Clasico” kundër Barcelonës të shtunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024