Mentaliteti fitues gjatë sezonit të Mançester Cityt i shtyu ata të kalonin Arsenalin në Premier Ligë, ka thënë mesfushori Rodri pasi skuadra e tij fitoi titullin e katërt radhazi në Premier Ligë.
Rodri shënoi kur City mundi Ëest Ham United 3-1 në Etihad të dielën për të fituar titullin me dy pikë përpara Arsenalit, i cili i ndoqi ata deri në ditën e fundit të një sezoni emocionues.
I pyetur se çfarë e bëri diferencën, Rodri tha për Optus Sport se kjo erdhi në mentalitetin që zotëronin dy skuadrat.
“Arsenali gjithashtu meriton lavdërime, ata patën një sezon të pabesueshëm, por mendoj se ndryshimi ishte këtu”, tha spanjolli, përcjellë KosovaPress.
"Kur ata u përballën me ne në Etihad, i pashë dhe thashë 'Ah, këta djem, ata nuk duan të na mundin, duan vetëm një barazim' dhe këtë mentalitet, nuk mendoj se do ta bënim njësoj. Dhe ne i kapëm ata në garën për titull. Në fund, nëse na jepni një pikë, ne do të fitojmë shtatë, tetë ndeshjet e fundit edhe pse është kaq e vështirë. Kështu që unë mendoj se kjo tregon mentalitetin tonë."
City ka një shans për të fituar një tjetër trofe këtë sezon pasi përballet me Manchester United në finalen e FA Cup fundjavën e ardhshme. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne të bëjmë dopio”, shtoi Rodri.