Robin Krasniqi-Mohammedi, fillon meçi i shumëpritur në "Fadil Vokrri"
Lexohet për: 1 min.
robinii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka filluar të zhvillohet ngjarja kryesore e natës së sotme të boksit, meçi mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Boksieri nga Juniku, Krasniqi, po e jetëson ëndrrën e tij që të boksojë në vendlindje, ku tani i ka mbetur ta shënojë këtë datë historike me fitore në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës.

Meçi i takon kategorisë gjysmë të rëndë deri në 79.3 kilogramë, dhe për dallim nga meçet e tjera të sotme, ky do të zhvillohet me 12 raunde,në kuadër të titullit WBC Silver.

Në karrierën e tij, Krasniqi ka 52 fitore, krahas Mohammedit që ka 45 fitore.

https://kosovapress.com/admin/robin-krasniqi-mohammedi-tifozet-po-hyjne-ne-stadiumin-fadil-vokrri/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-do-luftoj-me-shpirt-muhamedi-sdo-ta-kesh-te-lehte/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025