Robin Haxhi Krasniqi kthehet me fitore përballë Silva në raundin e dhjetë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Robin Haxhi Krasniqi ka mposhtur me vendim të gjyqtarëve në një duel interesant dhe plot emocione portugezin Jorge Silva, në luftën e tij të 61-të në boksin profesionist. Dueli përfundoi brenda dhjetë raundeve të parapara në kategorinë për peshat gjysmë të rënda.

Junikasi u tregua më i rrezikshëm me goditjet e tij në raundin e tetë kur kundërshtarin e shpëtoi gongu nga një nokaut i mundshëm. Boksieri kosovar tregoi performancës të mirë edhe në raundin e parafundit, me goditje të mira me të djathtën duke i sjellë boksierit portugez telashe. Krasniqi u tregua edhe më agresiv në sekondat e fundit të raundit të dhjetë, duke i dhënë goditje të njëpasnjëshme kundërshtarit. Kjo është fitorja e 54-të për Robin Haxhi Krasniqin (37), prej tyre 20 me nokaut, ndërsa kjo ishte humbja e dhjetë për boksierin portugez. Para “Natës luftarake për kampion”, boksieri nga Juniku tha se beteja e radhës, e para për këtë vit, do të jetë një përgjegjësi e madhe pasi ai dëshiron t'i gëzojë tifozët me fitore, të cilën ata e presin aq shumë.

Ndryshe, Robin Haxhi Krasniqi, i cili debutoi në boksin profesional më 20 tetor 2005, kaloi shtatë vjet duke mos ditur për humbje, duke fituar dy tituj të WBO-së në peshën e lehtë. Në vitin 2020, Krasniqi fitoi titujt WBA dhe IBO në peshën e lehtë, duke nokautuar në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel, ndërsa vitin e kaluar ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver, pasi kundërshtari Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Robin Haxhi Krasniqi aktualisht renditet në TOP-10 në disa asociacione botërore dhe në një të ardhme të afërt pret një tjetër luftë për kampionatin botëror.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024