Rizvanolli: Për dy vjet kemi bërë më shumë punë për energji sesa në dy dekadat e fundit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti prej kur janë në pushtet.

Ajo ka theksuar se në sektorin e energjisë është bërë punë më shumë për dy vjet prej kur ajo është në krye, sesa në dy dekadat e fundit.

“I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, më të pastër dhe më të fortë, që është për të mirën e qytetarëve, por edhe që është më gjithëpërfshirës. Kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja, prej të cilave mbi 340 milionë janë grante dhe tani më e reja është se jemi informuar që se shpejti do t’i fillojmë negociatat për partneritetin kosovaro-gjerman për klimë”, ka thënë Rizvanolli.

“Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e kësaj iniciative gjermane. Për herë të parë Kosova nuk është duke i ndjekur trendet me dekada mbrapa shteteve tjera, por jemi në ballë të zhvillimeve teknologjike me projektet më inovative në rajon, e ndër inovativet edhe në Evropë”./Klankosova.tv.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024