Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se ndërmarrjet publike në Kosovë ende kanë vështirësi, por trendi është pozitiv. Ajo përmend KEK dhe Telekomin si ndërmarrje që janë kthyer në profitabile, në krahasim me humbjet në të kaluarën, dhe se kjo sipas saj kjo nuk është rezultat i subvencioneve të qeverisë.
Rizvanolli në një intervistë për KosovaPress thotë se është momenti i fundit që të ketë një ringjallje të brendshme të Trepçës, pasi nuk mund të ketë mbështetje të vazhdueshme nga paratë e taksapaguesve dhe mos të ketë progres të menaxhimit të brendshëm dhe rritje të prodhimit.
Si sukses të politikave qeveritare në raport me ndërmarrjen publike, ministrja Rizvanolli e përmend Telekomin e Kosovës. Ajo thotë se Telekomi po investon në rrjet dhe cilësia e shërbimeve do të përmirësohet deri në fund të vitit.
Sa i përket Trepçës, ajo thotë se presin ndryshime nga bordi udhëheqës i sapo emëruar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/rizvanolli-sektori-i-energjise-ne-kosove-eshte-futur-ne-binare