Rizvanolli: Ju ftoj të aplikoni në pozitat e hapura deri më 14 mars për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike
Lexohet për: 4 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli ka ftuar të interesuarit që të aplikojnë në pozitat e hapura për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike.
Ministrja Rizvanolli ka treguar se konkursi do të jetë i hapur deri më 14 mars.
Ajo ka bërë të ditur edhe ndërmarrjet në të cilat është hapur konkursi për drejtor.
“Ju ftoj të aplikoni në pozitat e hapura deri më 14 mars për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike për: KRU Drini i Bardhë, Pejë; KRU Hidrodrini, Pejë; KRU Radoniqi - Dukagjini, Gjakovë; KRU Hidroregjioni Jugor, Prizren; KRU Bifurkacioni, Ferizaj; Hekurudhat e Kosovës - Train Kos; dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive. Konkursi i plotë: https://bit.ly/3tTTpeq”, ka shkruar ministrja.
Ndërkohë që ka publikua edhe një video të bërë në shtatorin e viti që lamë pas teksa vet ajo dhe kryeministri, Albin Kurti flasin për ndërmarrjet publike dhe zotimin që ndërmarrjet do të udhëhiqen nga njerëz profesionistë që për qëllim kanë zhvillimin e tyre dhe jo të interesit personal.
Gjatë javëve dhe muajve në vijim, qeveria do të udhëheqë procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejtorëve për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore. Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyre ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë. Gra e burra që kanë vizionin dhe aftësisë për të planifikuar dhe zbatuar reformat që do t’i shndërrojnë ndërmarrjet tona në ndërmarrje konkurruese e që mund t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve. Ju ftojmë të gjithë ju që konsideroni që i përmbushni kërko kritere dhe jeni profesionistë të fushave si inxhinieria, menaxhimi, financat, auditimi, drejtësia të aplikoni në konkurset e drejtorëve. Në veçanti ftojmë gratë të aplikojnë dhe ju sigurojmë që e do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur përfaqësim të barabartë në borde. Bordet e ndërmarrjeve publike duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Inkurajojmë qytetarët e komuniteteve pakicë dhe personat me nevoja të veçanta të aplikojnë në pozitat e hapura”, kishte thënë Rizvanolli në videon e publikuar në shtatorin e vitit që lamë pas.
Ajo pati shtuar edhe se “Ne ju sigurojmë se nga bordet e emëruar ne do të kërkojmë me ngul përmirësim të performancë operative e financiare dhe ligjshmëri do të kërkojmë edhe të njëjtat standarde të larta për proceset fer e transparentë për pozitat brenda ndërmarrjeve publike”.
Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati thënë se ndërmarrjet publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës.
“Ndërmarrjet publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët e dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës. Prandaj duhet të udhëhiqen nga profesionistë të aftë, me integritet edhe personal e të cilët kanë për qëllim zhvillimin e ndërmarrjes, jo zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin që kjo të arrihet ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionistë të fushës të cilët prej kohësh kanë pasur dëshirë të kyçen por vullneti për të aplikuar është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes, me qeverisjen tonë kemi siguruar meritokraci e transparencë të plotë në proceset e rekrutimeve në sektorin publik duke vendosur kështu një standard të lartë të mbarëvajtjes së tyre...ju sigurojmë që do të ndjekim po të njëjtin standard në çdo konkurs që është i hapur aktualisht apo do të hapet në ta ardhmen. Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullnetit të qytetarëve në shoqërinë tonë duhet të shihet e dëshmohet në konkurset e reja”, ishte deklaruar Kurti.