Rizgjedhja e Metsolës si presidente e PE-së, Konjufca: Pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Roberta Metsolën për rizgjedhjen si Presidente e Parlamentit Evropian.
Glauk Konjufca përmes një postimi në platformën “X”, ka shkruar se pret me padurim që të thellojnë bashkëpunimin.
“I shpreh urimet e mia të përzemërta Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Duke i uruar suksese në mandatin e dytë dhe duke pritur me padurim të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të punojmë ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës në BE”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
https://kosovapress.com/metsola-rizgjidhet-edhe-per-nje-mandat-kryetare-e-parlamentit-evropian