Kombëtarja e Polonisë ka mbetur pa trajner, pasi që e ka shkarkuar Czeslaw Michniewicz.
Federata Polake e Futbollit (FPF) ishte ajo që e morri vendimin për ta shkarkuar trajnerin 52 vjeçar, pasi që tek ai nuk pa vizion për të ardhmen e kombëtares, përcjell KosovaPress.
Me Michniewicz në krye, Polonia regjistroi pesë fitore, tre barazime dhe pesë humbje, ndërsa trajneri 52 vjeçar është kritikuar vazhdimisht për taktikat e tij, për shkak të lojës mbrojtëse që e preferon.
Ndërkaq, në Kupën e Botës në Katar, Polonia kishte paraqitjen më të mirë që nga viti 1986, duke arritur plasmanin në eliminatore.
Në eliminatoret e Kampionatit Evropian Euro 2024, Polonia është në grup me Shqipërisë, Ishujt Faroe, Islandën, Moldavinë dhe Republikën e Çekisë, raporton “rtsh”.