Pas një pauze gjysmë ore, në Ohër ka rinisur takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kjo është pauza e dytë që bëjnë palët. Ndërkohë, u raportua se gjatë kësja pauze emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po takojnë veç e veç Kurtin dhe Vuçiqin.
Pas takimeve ndaras me përfaqësuesit e BE-së, Kurti dhe Vuçiq filluan takimin rreth orës 15:00 me një pauzë rreth një orëshe dhe ende diskutimet po vazhdojnë.
Pas takimit trepalësh është paralajmëruar një konferencë për medie e ndërmjetësuesit të dialogut, Josep Borrell.