Pas vetëm një sezoni në Ligën e Parë, Ferizaj është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, në Superligë, aty ku tani futet me synime të mëdha nën drejtimin e trajnerit, Arsim Abazi.
Duke folur për KosovaPress, Abazi ka thënë se Ferizaj nuk e kishte merituar rënien në Ligën e Parë sepse kualitete e kësaj skuadre janë shumë të mëdha.
Ai shton se në sezonin e ri, Ferizaj synon qëndrimin në Superligë.
“Është herët të flasim, të shohim, t’ia fillojmë kampionatit dhe pastaj të shohim se si po shkon, por dihet që objektivi kryesor i Ferizajt është që të jetë në Superligë, pastaj për të tjerat të shohim”, tha Abazi.
“Është e vërtetë, Ferizaj është për Superligë, nuk është për Ligën e Parë dhe shpresojmë që të paraqitemi sa më shumë denjësisht në Superligë...Do të jetë me e vështirë sepse çdo ekip ka kualitetet e veta dhe shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë dhe ta tregojmë fytyrën e vërtetë të Ferizajt”, theksoi Sadriu.
Ndërsa, njëri nga futbollistët më të mirë të skuadrës, Betim Haxhimusa shprehet i bindur se Ferizaj do të luftojë për kreun e tabelës së Superligës.