Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij.
Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump, qytetarët kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij në Kosovë. Derisa pritjet e qytetarëve kanë qenë të mira duke thënë se Trumpi do të jetë më konkret, e më i prerë sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.
Falziu ka përmendur dialogun duke thënë se pret që punët të jenë më të prera e më serioze e jo të ngadalësuara.
"Mendoj që Trump ka me qenë më konkret, jo me i ngadalësua punët dhe realisht dialogu jonë duke e ditur me kë ka punë duhet me qenë i tillë, që me shkua punët më të prera, më serioze e jo të ngadalësuara", tha ai.Nga ana tjetër Behram Krasniqi mendon se Trumpin e kanë këshilluar pro-serbët derisa në këtë mandat pret që ai do jetë më i kujdesshëm me këshillat e tyre.
Edhe një qytetarë që nuk shprehi dëshirë të prezantohej me emër tregon se të gjithë presidentët e kaluar kanë pasur qëndrim të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe shpreson që ky qëndrim të vazhdoj dhe me presidentin e ri të SHBA-ve.
https://kosovapress.com/trump-betohet-president-i-47-te-i-shteteve-te-bashkuara