Declan Rice ka zbuluar se me cilin lojtar legjendar të Premier Ligës do të kishte dashur të luante përkrah në një intervistë me Joe Cole.
Rice, i cili iu bashkua Arsenalit për 105 milionë funte nga West Ham verën e kaluar, është bërë një nga mesfushorët më të dalluar në Premier Ligë në sezonet e fundit, raporton KosovaPress.
Perspektiva për t'u përballur me Rice është një perspektivë mjaft e frikshme për veten e tij, megjithatë ish-kapiteni i West Hamit zbuloi se me cilën ikonë të Premier Ligës ai do të kishte dashur të luante përkrah.
“Do të zgjedhja Stevie G (Steven Gerrard). Sigurisht, ai dhe Frank Lamaprd gjithmonë krahasohen, mund të thoja Lamps – e adhuroj Lampard si lojtar. Por Stevie G, nuk e di por ka diçka për të, si mënyra se si ai është në fushë, ai shndërrohet në kafshë, dhe e ndjej se ne do të përshtateshim shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai mund të bëjë gjithçka, mund të hyjë brenda zonës, mund të bëjë ndërhyrje, mund të pasojë, mund ta diktojë lojën, të luash me të dhe ta shikosh se si ai luan do të ishte diçka speciale”, tha Rice.