Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc
Lexohet për: 2 min.
zgjedhjet-ne-lugine
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet e sotme lokale, ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Nga rezultatet preliminare të publikuara, PVD në Preshevë ka marrë 4.078 vota. Pas fitores Sinani u ka premtuar votuesve se do të udhëheqë me përgjegjësi.

“Me mençuri politike kemi dëshmuar se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vjet, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës”, u shpreh Sinani në videon e publikuar nga Tëvë1, përcjell Klankosova.tv

Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc. Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori Fronti për Ndryshim në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2.684 vota, raporton Klan Kosova.

Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka pranuar humbjen.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024