Rezultatet nga pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka krijuar epërsi të thellë pre 3-0 ndaj Trepçës ’89 duke hipotekuar kështu një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion, raporton KosovaPress.

Gjilani dhe Drenica ndërkohë kanë shkuar në pushimin 15 minutësh me rezultat të barabartë 0-0.

Ndërkohë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po ballafaqohen Llapi me Dukagjinin, janë realizuar dy gola dhe rezultati është i barabartë 1-1.

Dukagjini kaloi në epërsi me golin e Shalës në minutën e 28-të, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 33\ me golin e Festim Alidemajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025