Janë zhvilluar pasditen e sotme gjashtë sfida të vlefshme për fazë 1/16 të Kupës së Shqipërisë, në të cilat Tirana dhe Egnatia kanë shënu fitore bindëse 0-3 përkatësisht në Koplik dhe Peqin, duke hipotekuar kualifikimin në turin tjetër.
Bardheblutë shënuan me Hilën e Berishën në pjesën e parë dhe vulosën suksesin me Limajn, që ekzekutoi saktë një penallti, teksa sfida e kthimit do të jetë vetëm një formalitet për kryeqytetasit.
Me rezultatin minimal 0-1 triumfoi edhe dinamo në Sarandë përballë Butrintit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vendoset në sfidën e kthimit në kryeqytet.
Zhgënjen Partizani, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Orikut në shtëpi, ndërsa Lushnja mposhti 2-0 Tërbunin, ndërsa Burreli triumfoi 2-1 ndaj Tomorit të Beratit.
Butrinti Sarandë-Dinamo Tirana 0-1
Burreli-Tumori Berat 2-1
Lushnja-Terbuni 2-0
Partizani-Oriku 0-0