Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Mbi bazën e këtyre pretendimeve, u bë Gjykata speciale. Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili pati bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh. Pra, ky verifikim u bë pasi u formua Gjykata Speciale.
Ashtu si procesi i hetimeve, deri tani, kjo Gjykatë, nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, duke lënë për të kuptuar se i tillë ka qenë edhe qëllimi i formimit tw Gjykatws... për ta bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila gjithsesi ka mbetur përjetësisht krenaria më e rëndësishme kombëtare e shqiptarëve.
Prandaj me të drejtë Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për raportin e Dick Martyt, duke e votuar unanimisht, rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës. Po, vwrtet prokuroria nuk i ka futur këto akuza në aktakuzë, por mbi bazën e këtyre akuzave, Këshilli i Evropës e votoi rezolutën. Tani a duhet Këshilli i Evropës të deklarohet për këtë mashtrim? A duhet që dikush ta ngris zërin për tju drejtuar Këshillit të Evropës për këtë mashtrim? Dikush thotë se është shumë e vonuar kjo rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe nese është kështu, atëherë cila është e keqja e Rezolutës së Shqipërisë? Dikush thotë se ska vlerë juridike. Po çfarë vlere juridike kishin të dhënat e shërbimit serbë e rus, që përfunduan me raport të Dik Martit dhe pastaj me rezolutë dhe jo vetëm kaq…?
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, pas vizitës që u bëri krerëve të UÇK-së në Hagë deklaroi: “Kjo gjykatë është absolutiste, kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt, kjo gjykatë madje nuk kanë mekanizëm as shtetet të cilat e financojnë me para këtë gjykatë dhe prej të cilave i marrin rrogat gjyqtarët, prokurorët dhe stafi i gjykatës pra në këtë kuptim natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”….” Ajo gjykatë është aq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është. “Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë”.
Deklarimi se kjo rezolutë, ka mundur të bëhet më herët qëndron. Por a nuk është më mirë që u bë tani, se sa mos bëhej kurrë?
Pra “politikë aktive në interes kombëtar dhe politikë aktive për t’u ndrequr një padrejtësi” siç potencon me të drejtë dr. Paskal Milo.
Lidhur me këtë dr. Enver Hasani, rezolutën e Shqipërisë nuk e sheh si nismë të vonuar. Ai thotë se “mandati fillestar i Gjykatës Speciale ka qenë hetimi i pretendimeve të ngritura nga Dick Marty për “trafikimin e organeve njerëzore”, pavarësisht asaj që ka deklaruar në vitin 2014 prokurori Williamson se “nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”. Rrjedhimisht, sipas tij, mandati aktual i kësaj gjykate nuk është në harmoni me hetimin e këtyre pretendimeve.
E një gjë e tillë “Do të varet shumë nga raporti i vendeve që do ta mbështesin. Do të varet shumë nga lobimi që do të bëjë jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët e Shqipërisë.
Prandaj, ngritja e kësaj çështjeje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës “do të ishte akt politik dhe solidaritet i fuqishëm i Shqipërisë në adresë të shqiptarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së”.
Në anën tjetër, ish-raportuesi në Asamblenë e Këshillit e Evropës, Dick Marty në një intervistë të publikuar kohët e fundit ka deklaruar se ka 16 muaj që është duke u mbrojtur nga policia zvicerane në shtëpinë e tij, deri në atë pikë sa edhe kur del jashtë shtëpisë është i detyruar të mbaj jelek anti-plumb, ndërkaq vetura e tij është e blinduar dhe e shoqëruar me mjete policie.
Gjithashtu pohon se është i kërcënuar me vdekje nga "elementë radikalë të shërbimit të inteligjencës serbe" dhe sipas tij vrasësit më pas do t’i fajësonin shqiparët e Kosovës për këtë krim.
E një nga nismat në këtë drejtim është edhe rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë. A do të ketë nisma tjera pas kësaj, a do të shoqërohet me veprime tjera, kjo do të mbetet për tu parë, apo jo?