Rezervat shtetërore diskutohen në Qeveri në mbledhje të mbyllur
Lexohet për: 1 min.
1. Mbledhja e Qeverise 26.01 (5 of 11) (7)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria ka mbajtur mbledhje të mbyllur në diskutimin për rezervat shtetërore. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka ndërmarrë reforma dhe kanë siguruar buxhet shtesë. Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë planifikim të varfër për sigurimin e rezervave shtetërore.

Shefi i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kërkoi që diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës të mbahen të mbyllura.

“Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit të vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë. Kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes plotësim ndryshimit të ligjeve duke siguruar kështu standard i caktuar minimal për avancimin e politikave. Ndër këto kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake, për sigurimin e rezervave shtetërore”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025