Rezerva valutore në Shqipëri arriti në 5.7 miliardë euro
Biznes
Lexohet për: 2 min.
euro
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka e Shqipërisë e ka rritur më tej nivelin e rezervës valutore gjatë muajve të verës.

Sipas BSH-së, në fund të muajit korrik, vlera e mjeteve të rezervës valutore arriti në afërsisht 5.7 miliardë euro, në rritje me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që prej fillimi të majit, kur Banka e Shqipërisë nisi blerjet direkte me qëllim për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit euro-lek, vlera e rezervës valutore është rritur me 254 milionë euro ose 4.7%.

Ndërkohë, kalendari i ndërhyrjeve parashikon që shuma e synuar për tu blerë nëpërmjet ankandeve për vitin 2024 do të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024