Rexhepi: Projekt-statuti aktual i asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjashme me atë në Bosnje.

Ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se draft-statuti i ardhur nga BE-ja i jep shumë pushtet ekzekutiv asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda Kosovës, andaj qeveria do të presë qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, para se "të hartojë një statut të ri për asociacionin”.

“Nëse do të themelohej një asociacion i tillë krijohet mundësia të themelohet një republikë e dytë serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë. Ne si qeveri kemi qëndrimin që mbështetet në Kushtetutën e Kosovës dhe do të presim qëndrimin e Kushtetueses që të mos bëjmë asgjë në dëm të shtetit tonë”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi ka theksuar se komuniteti serb duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë privilegje vetëm për njërin komunitet.

“Serbët duhet ta dinë që në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe ku jetojnë edhe të tjerë që flasin gjuhë tjera dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin dhe të jetojmë të gjithë së bashku”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024