Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë. Ajo ka thënë se do të angazhohen regjistrues nga të gjitha komunitetet dhe sipas saj do të ketë regjistrues lokal në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në këtë proces.
Rexhepi e ka udhëhequr një tryezë ku u diskutua për regjistrimin e popullsisë në Kosovë që pritet të ndodh në shtator të këtij viti.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës do të kujdesen që të mos ketë diskriminim apo pengim të këtij procesi.
“Do të përcjelli çdo hap të agjencive për të mos pasur çfarëdo lloj diskriminimi të çfarëdo lloj komuniteti dhe të mos pengimit të regjistrimit dhe do të u informoj për çdo hap. Regjistrim i popullsisë dhe banesave është një hulumtim më i madh statistikor, ka për qëllim të mbledh të dhënat themelore për shpërndarjen territoriale dhe përbërjen e banorëve. Të gjitha të dhënat përdorën kryesisht për qëllime statistikore. Është e rëndësishme të ftohen të gjithë qytetarët tonë, të gjithë të regjistrohen dhe të gjithë të japin maksimumin dhe kontributin e vet. Institucionet shtetërore marrim përgjegjësinë që regjistruesit në teren të jenë nga të gjitha komunitetet dhe të flasin gjuhët e popullit që regjistrohet në atë vend”, ka thënë ajo.
“Numri i regjistruesve do të jetë 3 mijë e 535 regjistrues, 2 mijë e 667 do të jenë aktiv, ndërkaq 868 do të jenë rezervë. Regjistruesit do të zgjedhën nga vendbanimi apo vendi ku do të mbahet regjistrimi. Agjencia e Statistikave të Kosovës do të bëjë shpalljen e konkursit, do të cakton kriteret dhe në përzgjedhjen e tyre, në listën e ngushtë atëherë do të jenë komisionet që do të formohen. Ne e kemi thënë edhe në takimin e mëhershëm, që për target grupe të cilat nuk mund të mbërrijnë kritere atëherë do të shikojmë që të ketë një gjithë përfshirje që t’i ulim ato kritere për një komunitet të atij vendbanimi... Regjistrimi do të bëhet në 38 komuna, 1469 vendbanime, 5026 qarqe regjistruese, prej të cilave 1800 adresa apo objekte banimi”, ka thënë ai.