Rexhaj: Serbia ka 48 baza ushtarake përgjatë vijës kufitare me Kosovën
Lexohet për: 1 min.
rexha-231123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj deklaroi se Serbia nuk ka tërhequr ende forcat ushtarake nga afërsia e kufirit me Kosovën. Ai theksoi se janë 48 baza ushtarake të cilat ende po qëndrojnë përgjatë vijës kufitare dhe se së fundmi ka vendosur edhe sisteme kundërajrore.

Në seancë plenare, e cila nisi me një orë vonesë, Rexhaj u shpreh se Milan Radojiçiq dhe grupi tjetër terrorist po mbrohen nga shteti i Serbisë.

"Serbia ka 48 baza ushtarake, operuese përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe së fundmi ka vendosur sistemet kundër ajrore ‘Panstires’ të prodhimit rus dhe sistemi ‘FK3’ të prodhimit kinez”, deklaroi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të rrisin presionin ndaj Serbisë për ekstradimin e Millan Radojiçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025