Revista amerikane “AZ Animals” e ka renditur Shqipërinë mes 11 vendeve më të mahnitshme dhe unike.
Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit të Evropës.
Brigjet kanë një klimë mesdhetare, e cila është e përkryer për plazhistët dhe ata që pëlqejnë motin me diell.
Ndërsa shkoni në brendësi, do ta gjeni veten në një rajon malor më të ftohtë dhe shumë të lagësht.
Shqipëria është një vend i vogël evropian, i vendosur mes Greqisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Peizazhi natyror i këtij vendi me shtatë shkronja përmban male të thyer dhe një vijë bregdetare të gjerë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon në rajonin e Ballkanit.
Tirana, zemra e Shqipërisë, nuk është vetëm kryeqyteti administrativ, por edhe një nga atraksionet kryesore për vizitorët, transmeton ATSh.
Nga ana tjetër, Saranda shkëlqen si një destinacion kryesor pushimesh në Shqipëri, i famshëm për plazhet e pacenuara dhe skenën e gjallë të festave.
Kur bëhet fjalë për ushqimin, gatimet shqiptare jehojnë me shijet mesdhetare.
Kjo përkthehet në një bollëk te produketeve si peshk, zarzavate, fruta, arra dhe vaj ulliri.