Reuters: Misioni rus në OSBE me fotografi të rrejshme për bombardimet e NATO-s në Serbi
Lexohet për: 2 min.
FOo71jYXoAUglfe
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një fotografi e vitit 2003 e Bagdadit që digjet pas një sulmi raketor është shpërndarë në një postim në Twitter nga llogaria e Misionit Rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Teksti në tweet, megjithatë, i referohej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën e Kosovës më 1999.

Llogaria e verifikuar shpërndau foton më 24 mars së bashku me tekstin ku thuhej: "Më 24 mars 1999 NATO-ja e udhëhequr nga SHBA filloi aktin e saj të agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë".

https://twitter.com/RF_OSCE/status/1507082820270923779?s=20&t=h_WTpVselrttuZ6vw3zU9A

Fotografia e përdorur në tweet mund të shihet në imazhet e Getty me mbishkrimin, "Zjarre brenda dhe rreth Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën "tronditje dhe frikë" të "Operacionit Çlirimi i Irakut", më 21 mars, 2003 në Bagdad, Irak”.

https://www.gettyimages.no/detail/news-photo/fires-burn-in-and-around-saddam-husseins-council-of-news-photo/1880876?adppopup=true

Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 1999 dhe kishte për qëllim ndalimin e vrasjes dhe dëbimit të civilëve shqiptarë në Kosovë nga trupat e presidentit i cili është konsideruar si kasap i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

NATO filloi bombardimet më 24 mars dhe vazhdoi për 78 ditë derisa Millosheviqi ra dakord të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe t'i jepte fund vrasjes së civilëve shqiptarë në një luftë kundër kryengritjes. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së.

Është keqinterpretim. Fotografia tregon ngjarje nga lufta e vitit 2003 në Irak. Nuk ka lidhje me fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi të vitit 1999.

Përndryshe këtë fotografi ka përdorur edhe Serbia.

https://kosovapress.com/admin/serbia-me-fotografi-te-rrejshme-dhe-shifrat-e-te-vdekurve-per-bombardimet-e-nato-s/

https://www.reuters.com/article/factcheck-nato-idUSL2N2VT0KQ?fbclid=IwAR0bOW30jPbbcM6GMQIjo6Q67OyObbyBy5QHk-WAYWCHpkERAnv7rlZahUU

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025