Reshjet e shiut, uji depërton në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë
Lexohet për: 1 min.
y54y54y54
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Reshjet e shiut në Prishtinë kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku si pasojë e intensitetit të lartë, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit, i cili ka depërtuar në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë, ku fatmirësisht s’ka pasur aparatura mjekësore.

Ekipet e QKUK-së bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.

QKUK paralajmëron se ditëve të ardhshme do të njoftojë saktësisht mbi pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e sotme të dendura të shiut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024