Rënia e Kosovës për 19 pozita, Kurti i gatshëm të adresojë shqetësimet e mediave
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë që ai drejton për adresimin e shqetësimeve të mediave, pas raportit të Reporterëve Pa kufij, sipas të cilit Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, duke pësuar rënie për 19 vende, nga pozita 56 në 75. Në një postim në rrjetin social X, kreu i ekzekutivit vendor tha se janë të gatshëm të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me lirinë e mediave. “Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur për Media, sot kërkuan nga qeveria veprime konkrete për përmirësimin e situatës. Ata thanë se raporti i Reporterëve Pa Kufij duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës, pasi vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar rreth 30 sulme brenda pak javësh në veri. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se përmirësimi i kësaj situate është në dorë të qeverisë, për çka bëri thirrje që ligji i ri i KPM-së të mos dërgohet në miratim përfundimtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024