Rënia e Coutinhos, Aston Villa kërkon shumë simbolike për ta larguar
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Philippe Coutinho nuk po kalon nëpër momentet më të mira të karrierës së tij.

Në fakt, që prej largimit nga Liverpooli kur iu bashkua Barcelonës, braziliani ka pasur rënie në karrierën e tij, derisa tani është pjesë e Aston Villës në Angli.

Por, e ardhmja e tij mund të sjellë të reja interesante pasi që për ish-mesfushorin e Interit ka ardhur një ofertë nga skuadra turke Besiktas, transmeton KosovaPress.

Siç raporton portali turk “Milliyet”, në fakt lojtari i është ofruar nga klubi i tij, Aston Villa, skuadrës turke Besiktas për rreth 8 milionë euro.

Një shifër jo shumë e lartë për 31-vjeçarin brazilian, i cili në vitin 2018 u ble nga Barcelona për një shumë prej 135 milionë euro.

Futbollisti ka kontratë deri në vitin 2026 dhe “Villans” do të donin ta shesin menjëherë për të fituar para.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024