Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është regjistruar sot në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Zyra e Kryeministrit njofton se, Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Me këtë rast, kryeministri Kurti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen. Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj. Afër 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri më tani në kuadër të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024