Tashmë Lista “Guxo” në krye me Donika Gërvallën dhe “Bashkimi për Ndryshim Anamorava” e kryesuar nga Isa Agushi janë regjistruar si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ndërkohë që në këtë mbledhje u bë e ditur edhe buxheti i shpenzuar për zgjedhjet lokale 2021.
Po ashtu kryetari i KQZ-së, Kreshini Radoniqi tregoi për vendimi lidhur me dërgimin e një ekipi për përcjelljen e zgjedhjeve në Slloveni, por që emrat e të cilëve do të bëhen të ditur në mbledhjet e ardhshme.
Valmira Selmani nga zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, tha se partia politike Guxo në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve ka dërguar një dokumentacion për llogon, shenjën, programin, statutin e partisë si dhe libreza e nën shkrimeve.
“Zyra më datën 14 shkurt 2022 ka pranuar aplikacionin e një iniciative politike e cila është e quajtur GUXO, udhëheqëse e kësaj iniciative është Donika Gërvalla-Schëarz e cila ka dërguar aplikacionin në zyrën për regjistrim të partive politike në konform të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme kryesisht të nenit 12 dhe rregull 01/2013 për regjistrim dhe veprim të partive politike. Dokumentacioni të cilin e ka dorëzuar iniciativa në fjalë është, statuti i partisë politike, programi, shenja, llogo, deklarimi financiar i partisë si dhe libreza e nën shkrimeve. Zyra ka shqyrtuar dhe ka verifikuar dokumentacionin e kësaj iniciative, ku ka filluar duke e shqyrtuar së pari statutin dhe programin dhe kemi bërë verifikimin e listës së përkrahësve dhe e kemi dërguar për verifikim në divizionin dhe është bërë krahasimi me listën votuese, dhe ka rezultuar që ka mjaftueshëm përkrahës në lidhje me regjistrimin e kësaj iniciative”, tha ajo
Tutje Selmani tha se kjo parti politike do të jetë e regjistruar me numër 51.
“Zyra ka pranuar edhe një kërkesë për regjistrimin e një iniciative e cila konform procedurave kërkon regjistrim si parti politike, më datën 18 shkurt kemi pranuar dokumentacionin e iniciativës politike e quajtur ‘Bashkimi për Ndryshim Anamorava’, udhëheqës i të cilës është Isa Agushi, konform procedurave dhe rregullave ligjore ka dorëzuar dokumentacioni ku përfshin programin, statutin, llogon, librezën e nënshkrimeve, Zyra ka shqyrtuar dhe evidentuar dokumentacionin e iniciativës politike, gjatë shqyrtimit nuk kemi pasur sugjerime dhe vërejtje konform programit apo statutit të kësaj inicatrive politike dhe kemi vazhduar më tutje si zyrë, dhe kemi bërë publikimin në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve për shqyrtim publik e cila ishte në një periudhë prej 7 ditësh, brenda kësaj periudhe nuk kemi marrë asnjë kundërshtim për regjistrim të kësaj iniciative politike[...] Nëse kjo iniciativë merr aprovimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfshihet në regjistrin e parive politike të regjistruar në Kosovë do të jetë me numër 51”, tha ajo.
KQZ-ja miratoi edhe kërkesat për zëvendësimin e nëntë anëtarëve të Kuvendit Komunal në Istog.