Regjistrimi i popullsisë në Kosovë tash e një javë ka nisur dhe do të zgjas deri më 17 maj. Megjithatë, sfida në këtë proces po shihen në katër komunat e veriut. Kjo për shkak se regjistruesit serbë janë tërhequr pas thirrjes së Listës Serbe për ta bojkotuar këtë proces.
Por prapë se prapë pozitive po shihet interesimi i serbëve për regjistrim, pasi për shtatë ditë janë regjistruar mbi 1000 serbë, sidomos veçohet dita e enjte, ku ka pasur regjistrim masiv të serbëve në të gjitha komunat.
Po ashtu, Kastrati ka treguar se sfidë e regjistrimit të popullsisë është edhe në Komunën e Prishtinës për shkak të lëvizshmërisë të madhe të qytetarëve.
Ndërkaq, për kordinimin me qytetarët e Kosovës në regjistrim, drejtori ASK-së, Kastrati tha se nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me regjistruesit për të plotësuar pyetësorin, për ata do të shqiptohen edhe gjoba.
Ai tha se përkundër kësaj, qytetarët serbë të cilët jetojnë në pjesën veriore, kanë shprehur gatishmëri për t’u regjistruar dhe kanë marrë rrugë në pjesën jugore për regjistrim.
Ndërsa, gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, të mbajtur në vitin 2011, procesi nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri, si dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë./A.Drenica /