Shumica e qytetarëve serbë nga veriu i vendit janë shprehur kundër pjesëmarrjes në procesin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në Kosovë nga 5 prilli deri më 17 maj 2024.
Ekipi i KosovaPress-it, pothuajse gjatë tërë ditës ka provuar të bisedojë me qytetarët serbë rreth kësaj teme, por të pakët ishin ata që u përgjigjën, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk pranuan të flasin publikisht, ndërsa prapa kamerës kanë shprehur mendime të ndryshme, si ‘Nuk dua të regjistrohem tek shqiptarët’, ‘Do të marrë pjesë në regjistrimin e organizuar nga Serbia’, ‘Nuk dua t’ia bëj qejfin Kurtit’ dhe të ngjashme.
Sipas tij, një proces i tillë mund të mbahet kur të arrihet një marrëveshje politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse u shpreh skeptik edhe për këtë çështje.
Edhe Darko Popoviq, një qytetar tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës, u shpreh kundër pjesëmarrjes së tij në këtë proces, madje edhe nëse dënohet me gjobë.
Duke qenë të vetëdijshëm për dënimet, ai shtoi se procesit nuk do t’i përgjigjen shumica, përveç atyre të cilët nuk kanë prona në Serbi, si dhe atyre të cilët janë të gatshëm të jetojnë në shtetin e Kosovës.
Në anën tjetër, Hazbije Qeriqi, zëdhënëse në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), i ka thënë KosovaPress-it, përmes telefonit se nuk ka ndonjë indikacion, të paktën deri tani, se procesi mund të dështojë.
Ajo potencoi numrin e konsiderueshëm të qytetarëve serbë të cilët kanë shprehur interesim për t’iu bashkangjitur ekipeve të ASK-së në këtë proces.
Ndryshe, regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pasi në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./A.Damati/