Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, së shpejti nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve
Lexohet për: 2 min.
regjistrimi i popullise
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka hapur një konkurs për OJQ-të vendore dhe/apo ekspertë për fushatë sensibilizimi dhe informimit lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, ndërkohë që pritet të nisë edhe fushata për njoftimin e qytetarëve lidhur me regjistrimin.

ASK planikon që në procesin e sensibilizimit dhe të informimit të qytetarëve rreth procesit të regjistrimit të përpilojë, zhvilloj dhe përgatis programe he projekte që do të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të vetëdijësojnë qytetarët për regjistrimin e popullsisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton së shpejti do të fillojë edhe fushatën për njoftimin, shërbimin dhe sensibilizimin e qytetarëve lidhur me regjistrimin.

Kjo fushatë bëhet me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e regjistrimit dhe të mbështetjes së grupeve etnike në këtë proces me pjesëmarrjen e tyre.

Nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka zhvilluar një program trajnimi për 900 mbikëqyrës të rekrutuar për mbikëqyrjen e procesit të regjistrimit dhe regjistruesve të tyre për zonat e caktuara të regjistrimit.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024 do të mbahet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025