Agjencia e Statistikave te Kosovës ka publikuar të dhënat më të reja, ku pas regjistrimit të fundit të popullesisë, ekonomive familjare dhe banesave, është bërë edhe publikimi i moshave dhe gjinive mesatare nëpër komunat të Kosovës.
Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati tregoi se si agjenci janë të parët në Evropë që publikojnë të dhënat në kohë rekorde.
“Ne i kemi nda në tri komponentë kryesorë, komunat me balancë të mirë gjinore, komunat ku dominojnë meshkujt dhe komunat në të cilat dominojnë femrat. Këtu po i paraqesim disa tabela ku shihet struktura në përqindje, raporti gjinor i meshkujve dhe femrave që është i barabartë ose afër i barabartë. I kemi këtu katër komunat Deçanin, Istogun, Rahovecin dhe Junikun me një përqindje dhe strukturë të përafërt mes meshkujve dhe femrave. Në këtë pjesë përqindja më e lartë e meshkujve, që dominojnë meshkujt nëpër komuna....Është Dragashi, Kamenica, Obiliqi, Shtime, Shtërpcë, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Lepo Saviq, Mamushë, Hani i Elezit dhe vazhdon diku rreth 20 komuna janë në të cilat dominojnë meshkujt në raport me femrat...Është përqindja më e lartë e femrave, është Gjakova, Klina, Fushë Kosova, Peja, Prishtina, Suhareka dhe Malisheva”, tha menaxheri i regjistrimit të popullsisë, Ylli Shala.
Pos gjinisë mesatare nëpër komuna, sot u prezantua edhe mosha mesatare në të gjitha komunat e Kosovës.