Regjistrimi i popullsisë dhe zgjidhja e problemit për qentë endacak janë ndër dy çështje që do të diskutohet sot në takimin e mbajtur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe disa kryetarëve të komunave.
Kryeministri Kurti tha se në këtë takim do të diskutojnë për dy çështje të rëndësishme dhe urgjente sipas tij, për çka përmendi regjistrimin e popullsisë i cili do të nis në fillim të muajit prill.
Përveç kësaj, si çështje urgjente për të diskutuar, Kurti vlerësoi problemin e vazhdueshëm me qentë endacak, derisa potencoi se kjo situatë është shqetësuese për të gjitha komunat.
Kurti tha se strategjia për zgjidhjen e këtij shqetësimi përfshinë disa hapa ndër institucional, siç është ndërtimi i strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenëve.
Lidhur me këtë, Kurti iu bëri thirrje kryetarëve të komunave për bashkëpunim me grupin punues për arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë sipas tij.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se me një bashkëpunim më efikas dhe projekte konkrete me shumën e buxhetit të ndarë, mund të ndikojmë drejtpërdrejt sipas tij në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Po ashtu, Krasniqi u bëri thirrje komunave për aplikim në programin për financimin e projekteve infrastrukturore që është i hapur deri me datën 28 shkurt.
Pas fjalimit të Kurtit dhe Krasniqit, takimi me kryetarët e komunave po vazhdon i mbyllur dhe pa praninë e mediave. Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhë Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci. Ndërkaq, pritet që të ketë deklarata për media pas diskutimeve./Z. Zeneli