Në qarkun e Tiranës janë 7 shkolla të arsimit profesional, ku nxënësit që mbaruan arsimin 9-vjeçar mund të regjistrohen.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese për këto shkolla, në të cilat prej 8 korrikut janë hapur regjistrimet.
Shkollat e arsimit profesional që ndodhen në qarkun e Tiranës janë:
Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë ofron dy drejtime, Ekonomi Biznes dhe Tekstil Konfesione 628 nxënës me 108 biznese partnere.
Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Hermann Gmeiner një drejtim Inxhineri Informatike Software për 297 nxënës dhe 76 biznese partnere.
Shkolla Hoteleri Turizëm ofron dy drejtime Hoteleri Turizëm dhe Teknologji Ushqimore për 693 nxënës dhe 99 biznese partnere.
Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë ofron 7 drejtime; Bujqësi, Elektroteknikë, Hoteleri Turizëm, , Shërbim Mjetesh Transporti, Shërbime Kujdesi për të Moshuar, Shërbime sociale dhe shëndetësore për 1463 nxënës me 157 biznese partnere.”
Shkolla e mesme profesionale “Charles Telford Erickson” ofron 3 drejtime Veterinari, Bujqësi, Ekonomi Biznes për 145 nxënës me 45 biznese partnere.