Refuzohet oferta e parë e Liverpoolit për Lavian
Lexohet për: 1 min.
4-REFUZOHET
1 vit më parë
Linku u kopjua

Southamptoni ka refuzuar një ofertë prej 43 milionë eurosh për Romeo Lavian nga Liverpooli, bën të ditur gazetari i njohur, David Ornstein.

Në anën tjetër, thuhet se kushtet personale mes Lavias dhe Liverpoolit nuk do të jenë problem për tu rënë dakord, raporton KosovaPress.

“Athletic” ka bërë të ditur më parë se Southampton po kërkon 58 milionë euro për Lavian, i cili iu bashkua klubit nga Manchester City verën e kaluar.

19-vjeçari ka qenë një objektiv i Liverpoolit pasi ky i fundit po kërkon të përforcojë repartin e mesfushës pas largimeve të Naby Keita, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Arthur Melos.

Liverpool gjithashtu do të humbasë kapitenin Jordan Henderson, i cili ka rënë dakord për një transferim te skuadra e Ligës Pro Saudite Al Ettifaq.

Liverpooli ishte i përgatitur të largonte edhe Fabinhon për në Al Ittihad, por kjo lëvizje tani është në rrezik për të dështuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025