Refuzimi i padisë ndaj ZRRE-së, KOSTT paralajmëron ankesë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

KOSTT-i ka paralajmëruar se pas pranimit të aktvendimit nga Gjykata Themelore planifikon të parashtrojë ankesë në gjykatën kompetente brenda afatit ligjor.

Në një përgjigje me shkrim, KOSTT ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk mund të prejudikojë paraprakisht për këtë çështje deri në shqyrtimin e ankesës së parashtruar.

Ndryshe, qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë tash e sa vite të mos paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar. Ndërkohë, KOSTT nuk po arrin t’i paguajë ato shpenzime, gjë që edhe kishte dorëzuar padi ndaj ZRRE-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të lirohet kjo nga kjo pagesë. Megjithatë, Themelorja ka refuzuar këtë padi.

Më 24 maj të vitit 2022 KOSTT në një përgjigje për KosovaPress, kishte pranuar se e ka paditur ZRRE-në për të anuluar nenin 5 të licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nen ky që ka të bëjë me kompensimin e të gjitha të hollave që i ka dhënë KOSTT për veriun.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024