Reali kryen misionin kundër Cadizit, kthen sytë te ndeshja e Barcelonës
Lexohet për: 1 min.
27-Reali
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Real Madridi e ka mposhtur sot skuadrën e Cadizit, dhe në rast se Barcelona nuk arrin ta mposht sot Gironan, skuadra e Carlo Ancelottit do të shpallet kampione e La Ligas.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Reali e ka mposhtur 3:0 skuadrën e Cadizit, raporton KosovaPress.

Golat për madrilenët i shënuan Brahim Diaz (minuta e 51’), Jude Bellingham (minuta e 68’) dhe Joselu (minuta e 90+3’).

Me fitoren e sotme, Reali ngjitet në kuotën e 87 pikëve në vendin e parë, 14 sosh më shumë se Barcelona në vendin e dytë, kurse Cadizi zë vendin e 18 me vetëm 26 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Realit.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024