Real Madridi me ofertë prej 150 milionë eurosh për Alvarez, Atletico e refuzon
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Real Madridi me ofertë prej 150 milionë eurosh për Alvarez, Atletico e refuzon
New Project - 2026-06-09T173821.439
09/06/2026 - 19:38
Linku u kopjua

Merkatoja verore në Evropë ka nisur me një goditje të jashtëzakonshme brenda kryeqytetit spanjoll.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mbajtur premtimin e tij për një lëvizje bombastike, duke zyrtarizuar një ofertë prej plot 150 milionë eurosh për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Megjithatë, rivalët lokalë të Atleticos kanë reaguar menjëherë duke e refuzuar këtë shpërblim të majmë për yllin e tyre, raporton Flashscore

Mbetet të shihet nëse ky refuzim do t'i japë fund sagës, apo nëse "Mbretërit" do të rikthehen me një ofertë tjetër edhe më të lartë për argjentinasin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026