Madridi barazon gjithçka në Mynhen, Arsenali ruan epërsinë ndaj Sportingut
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Madridi barazon gjithçka në Mynhen, Arsenali ruan epërsinë ndaj Sportingut
Pjesa e parë në "Allianz Arena" ka qenë një çmenduri e vërtetë futbolli, duke u mbyllur me avantazhin 2-3 të Real Madridit, rezultat ky që barazon gjithçka në agregat në 4-4.
Ndeshja nisi me një dhuratë të Manuel Neuer për Arda Guler, i cili shënoi që në minutën e parë, por Bayerni u përgjigj shpejt me Pavlovic dhe Harry Kane për të përmbysur shifrat. Megjithatë, talenti turk Guler me një goditje dënimi magjike dhe Kylian Mbappe pak para fundit të pjesës së parë, heshtën Mynihun, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta. Tensioni u ndje edhe në bankat rezervë, ku Vincent Kompany u ndëshkua me karton të verdhë për protesta, ndërsa Vinicius Junior goditi shtyllën në një moment tjetër kritik.
Në Londër, Arsenali dhe Sporting CP kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura (0-0), një rezultat që për momentin u shkon për shtat "Topçinjve" falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë (agregati 1-0). Ndeshja ishte e balancuar dhe me raste të shumta nga të dyja palët, ku Sporting rrezikoi seriozisht me Geny Catamo që goditi shtyllën dhe Pedro Goncalves që humbi një mundësi të artë. Në krahun tjetër, Arsenali u përpoq të kontrollonte tempunë përmes Rice dhe Zubimendi, me Gyökeres dhe Martinelli që ishin vazhdimisht kërcënues, por mbrojtja portugeze dhe portieri Rui Silva qëndruan të pamposhtur në këtë pjesë të parë tejet intensive.
KosovaPress