Tifogrupi “Dardanët” që mbështesin Kosovën në të gjitha ndeshjet ka reaguar edhe njëherë në lidhje me atë çfarë ndodhi në Bukuresht, aty ku në ndeshjen kundër Rumanisë, tifozët brohorisnin “Kosova është Serbi”, veprim ky i cili u pasua me ndërperjen e ndeshjes në minutat shtesë të saj.
Tutje, në sfidën e së hënë me Lituaniën, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, tifozët dardanë shfaqen banerin “Së bashku kundër racizmit”, derisa një ditë më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë përball fyerjeve duke shtuar se lojtarët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tyre, transmeton KosovasPress.
Ndryshe, UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore për ndeshje Rumani-Kosovë dhe së shpejti pritet një vendim për fatin e kësaj sfide.