Rasti “Subvencionet VI”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj 16 të pandehurve E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B,  S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”. Aktakuza është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë, falsifikimi i dokumentit zyrtar, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe mashtrimi me subvencione.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë të pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një zyrtar në Komunën e  Ferizajt dhe një zyrtar në Komunën e Vitisë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024