Rasti “Panda”, Musliu: Një nga më të tmerrshmit që Serbia sajoi kundër shqiptarëve
Lexohet për: 2 min.
Agim Musliu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Musliu përmes një postimi në X kujtoi edhe njëherë sesi Serbia para 25 vjetëve vrau gjashtë të rinj serbë duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka rikujtuar 25-vjetorin e rastit “Panda” në Pejë, për të cilin ka thënë se  është një nga rastet më të tmerrshme që Serbia sajoi kundër shqiptarëve.

“Një nga rastet më të tmerrshme që #Serbia sajoi kundër #shqiptarëve të #Kosovës, por edhe ndaj #Serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti #Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

E lidhur me këtë rast, sot ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se edhe sot e kësaj dite, Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në rastin “Panda”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024