Rasti në çerdhen e Fushë Kosovës, edukatoret shoqërohen në polici
Lexohet për: 2 min.
379431305_841995424211475_3938929365865503859_n (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha është deklaruar lidhur me rastin e një video të publikuar, ku pretendohet se është ushtruar dhunë ndaj një fëmije trevjeçar nga dy edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit.

Berisha derisa foli për rastin, tha se ende nuk mund të vlerësohet nëse fëmija ka pësuar dhunë.

Ai shtoi se janë duke u marrë me rastin dhe do të veprojnë konform ligjeve.

Berisha tha se të njëjtit persona që pretendohet të jenë përfshirë në rast, janë duke u intervistuar në Polici.

"Policia e Kosovë ka bërë ftesën më drejtim të edukatorëve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rastin dhe këto momente veçse janë në stacionin e Policisë, duke u intervistuar të gjithë akteret se pretendohet se janë në rast dhe Policia ishte këtu prezent. Ne i ndihmuam në çdo moment, kanë sekuestruar edhe pajisjet e kamerave, kështu për hapat në vazhdim do të jemi në kordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit...Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që ne kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit", shtoi Berisha.

I pyetur nëse ka pas ankesa nga familjarë të tjera për raste të ngjashme, i njëjti ka mohuar këtë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it, se policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me rastin dhe ende është faza fillestare e hetimit.

https://kosovapress.com/admin/dhuna-ndaj-3-vjecarit-nagavci-inspektoret-jane-aty-dhe-pres-te-merren-masa/

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë ditës pret raportet dhe se inspektorët e arsimit janë në çerdhen ku është ushtruar dhunë ndaj një fëmijës 3-vjeçar.

"Inspektorët e arsimit tashmë janë aty. Pres që të merren të gjitha masat. Jam tejet e shqetësuar, duket se ky nuk është rast i izoluar. Shihet se janë më shumë se një person që kanë qëndruar indiferent ndaj rastit", deklaroi ajo.

https://kosovapress.com/admin/nis-hetimi-per-dhunen-ndaj-3-vjecarit-policia-dhe-inspektorati-shkojne-ne-cerdhe/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025