Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla deklaroi sot se 17 persona kanë pranuar mbrëmë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente si pasojë e plagosjes në lokalin “Bon Vivant”. Syla për KosovaPress tha se një person, edhe pas intervenimit kirurgjik nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Syla u shpreh se dy raste janë trajtuar në sallën e operacionit nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë, ku njëri ka humbur jetën. Ai tregoi edhe për gjendjen e të lënduarve të tjerë, derisa tha se ata që kanë marrë trajtimin e nevojshëm, janë liruar për në shtëpi.
Ndërsa, anesteziologia inteziviste kujdestare në mjekimin intensiv, Agreta Gashi u shpreh se vetëm personi që ka ndërruar jetë ka qenë në gjendje të rëndë.
Ajo tha për KosovaPress se rastet e tjera janë trajtuar në klinika të tjera e jo në mjekim intensiv./KosovaPress