Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë, një i arrestuar, dyshohet për manipulim me prova
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë, një i arrestuar, dyshohet për manipulim me prova
Prokuroria-Themelore-Peje1234
01/06/2026 - 15:17
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se arrestoi një person nën dyshimin për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, rasti lidhet me hetimet për vdekjen e një punëtori në një vendpunishte më 29 prill 2026, në fshatin Gllaviqicë të komunës së Pejës.

Prokuroria bëri të ditur se pas veprimeve intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë, sot është arrestuar një person i dyshuar.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, u bë e ditur se ndaj një familjari të të pandehurit po zhvillohen hetime për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026