Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia mund ta shfrytëzojë situatën e krijuar pas vrasjes së një polici serb, për të akuzuar Kosovën dhe për të bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Banjska.
“Kosova ka dy humbje tjera, pos jetës së një qytetari tonë si Fatoni - ka rënë nga provimi edhe shteti ligjor i Kosovës dhe sistemi korrektues. Humbja tjetër e radhës është se Serbia do ta shfrytëzojë këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për të bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Banjskë”, ka thënë Haradinaj.
“Faton Hajrizi nuk ka pasur ndonjë afërsi me Serbinë në çfarëdo forme. Kjo është vërtetuar edhe në ballafaqimin e tij me policët. Ai nuk ka dashur as të dorëzohet në duar të Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, lidhur me rastin e pretenduar nga Serbia të vrasjes së një qytetari të Kosovës në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se autoritetet serbe, më datë 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi.