Rashford është lojtari i muajit shkurt në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
7-Rashford
1 vit më parë
Linku u kopjua

Marcus Rashford e ka fituar çmimin e lojtari më të mirë të muajit shkurt, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë radhazi, dhe për të tretën herë këtë sezon.

Ylli i Manchester United barazohet me Mohamed Salah për shumën e çmimeve të fituara në një sezon të vetëm, pasi u shpall lojtari i muajit shkurt, raporton KosovaPress.

Rashford e fiton çmimin në fjalë pasi shënoi pesë gola në katër ndeshje, duke e ndihmuar Unitedin të jetë i pamposhtur përgjatë muajit.

Rashford është lojtari i parë që fiton këtë çmim për dy muaj me radhë, që kur Ilkay Gundogan e bëri këtë në janar dhe shkurt të vitit 2021.

25 vjeçari në garën për këtë çmim mposhti futbollistët si Kelechi Iheanacho, Bernd Leno, Emerson Royal, Manor Solomon dhe Ollie Watkins.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024