Raportoi rrejshëm tentim vrasjen, pas hetimit dyshohet për vetëplagosje
Lexohet për: 2 min.
Policia e Kosoves
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një 48 vjeçar me inicialet A. B, ?ishte raportuar se është plagosur në lagjen e Xhamisë në Drenas, por pas hetimeve del se ai në lokalin e tij, me armë zjarri, aksidentalisht kishte plagosur vetveten në këmbën e djathtë. Më pas po i njëjti i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, ka paraqitur rrethana të rrejshme lidhur me ngjarjen.

Sipas Policisë, pas informatës policia kishte filluar një hetim lidhur me rastin me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

“Që në fazën e hetimit preliminar, hetuesit policor kishin ngritur dyshimet lidhur me versionin e paraqitur, andaj kishin zgjeruar rrethin e veprimeve hetimore të cilat sot rezultuan me  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kësisoj policia ka ngritur versionin e hetimit se A. B, mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,? në lokalin e tij, me armë zjarri, aksidentalisht kishte plagosur vetveten në këmbën e djathtë.   Më pas po i njëjti i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, ka paraqitur rrethana të rrejshme lidhur me ngjarjen. Pjesë e veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka qenë edhe gjetja dhe sekuestrimi i armës që dyshohet të jetë arma e shkrepur në rast Revole e tipit ZORAKI, kalibri 7.65mm, si dhe pesë copë fishek”, thuhet në njoftim.

Pas nxjerrjes në pah të rrethanave të reja të ngjarjes, në koordinim me prokurorin e shtetit është ricilësuar rasti nga "Vrasje në Tentativë" në "Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025