Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.
Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.
“Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.
Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global.